Dani Ceballos drejt largimit

Dani Ceballos drejt largimit

  Eksperienca e Dani Ceballos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duket se do të marrë fund në 30 qershorin e 2023-shit , datë kur i përfundon kontrata me Real Madridin .

Spanjolli është bërë pjesë e shumë rotacioneve të Carlo Ancelottit , të cilat nuk i kanë lënë shumë hapësira dhe zgjidhja më e mirë për të ardhmen është kërkimi i një tjetër destinacioni.

 Aktivizimi i reduktuar, i shoqëruar me një dëmtim i cili e ka lënë disa kohë jashtë fushave të blerta janë fakte që duhet të merren parasysh dhe tanimë Real Betisi, ish skuadra e tij shpreson se mund ta rikthejë në ‘’ Heliopolis ‘’.

Prej dy sezonesh andaluzët kanë tentuar ta transferojnë 26 vjeçarin por pa sukses por gjithashtu i kanë hapur derën largimeve të  Guido Rodriguezit dhe  Nabil Fekir, të cilët do ti fuqizonin arkat e Real Betisit, për tu hedhur më pas në sulm për të tjerë komponentë që do ti shërbenin skemave të Manuel Pellegrinit.  

Sigurisht e kaluara e shkëlqyer tek spanjollët i dha shansin ishi-t të Arsenalit për ta konsideruar gjithmonë rikthimin e Dani Ceballos dhe ndoshta vera e ardhshme do të jetë rikthimi i mesfushorit nga Utera tek skuadra ku filloi të spikasë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy