De Vrij, me tre pretendentë në Premier League

De Vrij, me tre pretendentë në Premier League

Borxhet e pashlyera të Interit i kanë përshpejtuar largimet nga  ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. Italianët  kanë vënë në shitje disa nga lojtarët kryesorë  të cilëve i është bashkuar Stefan De Vrij .  Për hollandezin u interesua Juventusi , por zikaltërit iu kundërpërgjigjën menjëherë   torinezëve sepse nuk duan të forcojnë rivalin direkt  .  Por  lista  është zgjeruar dhe jashtë  Italisë janë tre skuadra që e shikojnë si përforcimin e duhur ishi-n e Lazios . Agjenti Mino Raiola është vënë në lëvizje për ti kërkuar  një destinacion 29 vjeçarit dhe sipas   Tuttosport , Premier League mbetet liga më e interesuar .

 Chelsea , Tottenham Hotspuri , dhe Leicester City kanë nisur bisedimet  për qëndërmbrojtësin  i cili rezultoi  një ndër elementët kyç të Simone Inzaghit për arritjen e bardhekaltërve në Uefa Europa League  .

Nëse i referohemi ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ traineri Nuno Espirito Santo  pas Cuti Romeros e shikon Stefan De Vrij si copëzën e munguar në mbrojtjen e   ‘’ The Whites ‘’  .   Me Davinson Sanchez drejt largimit nga ‘’ White Hart Lane ‘’, argjentinasi mbetet opsioni ideal i  kryeqytetasve sidomos pas suksesit historik me ‘’ Albicelestët ‘’ .   Së dyti është Chelsea që kërkon të përmirësohet  pasi do ta startojë sezonin e ri me peshën e fitimit të Champions Leagues  dhe  Thomas Tuchel-it do ti duhen lojtarë cilësorë për suksesin e mëtejshëm  .

Duke qenë se pista e Jules Kounde sa vjen e vështirësohet  dhe  me  Kurt Zouma drejt largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ ,  Chelseat i duhet një mbrojtës që ofron garanci dhe Stefan De Vrij e plotëson këtë objektiv pavarësisht se operacioni varet automatikisht nga firmosja ose jo me francezin  . I fundit në luftë është Leicester City . ‘’ The Foxes ‘’  mbeten një rival shumë simpatik i Premier Leagues  dhe  drejtuesit e tyre kërkojnë fuqizimin i prapavijës sidomos pas  dëmtimit të      Wesley Fofana-s i cili do të mungojë në tre muajt vijues . 

Anglezët kërkojnë domosdoshmërisht një lojtar që di të përshtatet në linjën me 3 mbrojtës por vlera e kartonit prej 40 milionë eurosh mbetet një problematikë pavarësisht se tranferimi i tulipanit mund të realizohej nëse do të largohej James Maddison i cili prej kohësh pretendohet nga Arsenal pa përjashtuar  Tielemans , Ndidi dhe Barnes. 42 ndeshje ishin finalizimi i një sezoni të shkëlqyer për Stefan De Vrij sepse Interi arriti me meritë pas 9 vitesh luftë të ulë nga froni Juventusin për të shtuar në vitrinë trofeun e 19-të të Scudettos .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy