
Kalimi në finalen e Champions Leagues , në të cilën Interi do të përballet me Manchester City-n tashmë e ka vulosur qëndrimin e Simone Inzaghit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , të paktën edhe për një sezon tjetër.
Italiani ka shkruar historinë me ish kampionët e Scudettos por përpara do të ketë ‘’ The Citiziens ‘’ , një rival i cili të fut frikën.
Ishi i Lazios ka ruajtur organikën e sezonit të shkuar dhe skemat e aplikuara duke patur parasysh kundërshtarët kanë rezultuar efikase dhe meriton pa dyshim duartrokitje për punën e bërë.
Megjithatë , prej kohësh financat e Interit vijojne të lënë për të dëshiruar dhe ky fakt nënkupton se drejtuesit do të detyrohen ti japin dritën jeshile disa largimeve gjatë merkatos së verës, të domosdoshme për të rikuperuar terrenin e humbur në këtë aspekt dhe të vijojnë të njëjtin rrugëtim , sidomos në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.



