Hidhet e zeza mbi të bardhë, mesfushori firmos me Vllazninë

Hidhet e zeza mbi të bardhë, mesfushori firmos me Vllazninë

Fjoart Jonuzi do të vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare rinovimin me mesfushorin edhe për një sezon tjetër. Paraqitjet e treguara në sezonin e fundit nga 24-vjeçari, kanë bindur drejtuesit e Vllaznisë, që t’i rinovojnë kontratën edhe për sezonin e ardhshëm.

Te Vllaznia ka pasur largime të shumta në këtë merkato, teksa kanë ikur zyrtarisht, Dajan Shehi, Aleksandër Isaevski, Demir Imeri dhe Herald Marku. Në këtë situatë, drejtuesit e kuqebluve kanë nxituar për t’i rinovuar kontartën Jonuzit, për të mos e humbur edhe atë.

“Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur kontratën e re me mesfushorin Fjoart Jonuzi, për të qenë edhe për një sezon tjetër pjesë e jona. Ai do të bashkohet menjëherë me skuadrën në stërvitje, për t'u bërë gati për ndeshjet europiane”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy