Lukaku kërkon rikthimin tek Interi

Lukaku kërkon rikthimin tek Interi

 100 milionët e investuara në merkaton e kaluar për Romelu Lukakun nuk i kanë bërë shumë punë Chelseat sepse  situata e belgut në ‘’ Stamford Bridge ‘’ ka ndryshuar totalisht . 

U krijua ideja se Thomas Tuchel kishte nën urdhërat e tij një nxënës shembullor por përkundrazi rikthimi i 28 vjeçarit në Londër është shëndërruar në dhimbje të forta koke për gjermanin .

Ndryshimi i menjëhershëm i ka ndikuar negativisht ecurisë së ofensivës dhe në shumë raste i ka takuar të ngrohë stolin duke rritur dyshimet mbi  të ardhmen tek kampionët e Champions Leagues. 

Mospërshtatja tek Chelsea sigurisht ka shkaktuar kthimin e kokës prapa dhe ka menduar seriozisht rikthimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , aty ku ndihej një sulmues vdekjeprurës dhe historia e shkruar nga zikaltërit në sezonin e kaluar i jep të drejtë ‘’ Buallit ‘’.

 Potenciali i jashtëzakonshëm nuk është vënë siç duhet në dispozicion të skemave të ishi-t të Borussia Dortmundit dhe tek Chelsea situata të tilla konsiderohen të patolerushme . 

10 gola në 28 sfida janë një shifër krejtësisht në mospërputhje me aftësitë e treguara , sidomos tek Interi qe ia mbylli gojën Juventusit dhe të gjithë kandidatëve duke fituar  trofeun e 19-të të Scudettos .

Mungesa e efikasitetit e ka shëmtuar performancën e britanikëve  në majën e sulmit dhe drejtuesit nga Londra kanë menduar rikthimin e belgut në Itali , aty ku karriera e tij kishte një përmbajtje ndryshe . 

Një sulmues i këtij kalibri nuk e meriton aspak këtë situatë dhe mënyra më e thjeshtë për të shpëtuar është ripërshëndetja me Milanon për t’ia mbyllur gojën kritikëve dhe të rikuperojë terrenin e humbur .

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy