
Jo vetëm në rradhët e Bayern Munchenit por edhe tek Franca Michael Olise po tregon se mbetet një referent.
24 vjeçari vijon me hapa premtues dhe ky fakt është shoqëruar me interesin e Real Madridit.
22 gola dhe 28 asiste në 52 sfida e kanë lartësuar emrin e tij të cilit do ti duhet ta analizojë me kujdes të ardhmen.
Në fakt Florentino Perezi thuhet se do të ofrojë mbi 222 milionë euro për bomberin e Bayern Munchenit, një ndër më të rrezikshmit aktualisht në ofensivë.
Ishi i Crystal Palaces shquhet si tejet teknik, i shpejtë dhe një dhimbje koke për çdo rival.
Oferta e bosit të ‘’ Los Merengues ‘’ tregon se e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje dhe synon të t’ia vërë sa më shpejt në dispozicion Jose Mourinhos.
Puna për ta shëndërruar Real Madridin në atë të dikurshmin ka nisur dhe parashikohet se formimi i dyshes me Kylian Mbappen mund të kërcënojë çdo rival.
Nëse do të ketë fatin të kalojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ do t’ia shtonte shanset ish fituesve të Champions Leagues për të triumfuar në çdo sezon duke filluar nga vijuesi.
Arritjet me ish rekordmenët e Bundesligës rikonfirmojnë potencialin e Michael Olises, një komponent me shumë vlera edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’.



