
Më në fund e ardhmja e mesfushorit Fabian Ruiz është drejt vendosjes.
Spanjolli duket se është i ngopur në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ dhe po mendon të ndryshojë rrugëtimin e karrierës , për ti shijuar n ë maksimum vitet e mbetura në futbollin e luajtur .
Qëllimet e 26 vjeçarit janë të qarta dhe theksi vihet tek rikthimi në Spanjë , aty ku impresionoi me Real Betisin dhe më pas u transferua tek një ekip shumë simpatik në Itali por që ndër vite nuk ka mundur të buzëqeshë për arsye të konkurrencës së ashpër.
Refuzimi për rinovimin e kontratës sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘ interpretohet një dëshirë e zjarrtë për ti dhënë fund etapës katër vjeçare me ‘’ Il Partenopei ‘’ tek të cilët ka bërë shumë dhe gjatë kohës Real Madridi ka trokitur në derën e spanjollit.
Pavarësisht se me Napolin i mbetet akoma kohë , saktësisht deri në 30 qershorin e 2023-shit, interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ duket sikur e ka mposhtur dëshirën e bardhekaltërve për një lojtar shumë determinant dhe një ndër nxënësit e preferuar të Luciano Spallettit.
Teoritë janë disa në lidhje me transferimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, ndër të cilat përfshihet ajo me parametër zero , por këtë fakt drejtuesit e Napolit sigurisht do ta marrin parasysh me objektivin e përfitimit në maksimum pasi kartoni i ishi-t të ‘’ Los Verdiblancos ‘’ vlerësohet me 50 milionë euro.
Kur dëshira e lojtarit dominon mbi pretendimet e skuadrës që përfaqëson , është pothuajse e pamundur që të vijohet me insistimin e mëtejshëm pasi në të kundërt do të konsiderohej një presion ndaj tij , jo e natyrshme për një ekip me shumë histori si Napoli pavarësisht se Fabian Ruiz ka dhënë një kontribut të çmuar tek ‘’ Azurrët ‘’.



