Chelsea rivalizon Real Madridin për Alphonso Davies

Chelsea rivalizon Real Madridin për Alphonso Davies

  Krahu i majtë i mbrojtjes së Real Madridit në vitet e fundit nuk ka funkionuar ashtu siç duhet, pavarësisht rezultateve shumë të mira të kësaj skuadre.

‘’ Galaktikët ‘’ shquhen si një ndër klubet më të pasur të botës dhe gjithashtu më të suksesshëm falë investimeve të Florentino Perezit ndër vite.

Edhe në sezonin aktual spanjollët po rikonfirmojnë protagonizmin në çdo kompeticion, të cilët do të japin maksimumin gjatë merkatos së verës.

Të besuarit e Carlo Ancelottit kanë edhe një ndeshje për ta finalizuar sezonin e shkëlqyer, finalen e Champions Leagues kundër Borussia Dortmundit.

Traineri italian prej kohësh ka deklaruar se preferon Alphonso Davies për këtë pozicion, por në orët e fundit Chelsea është futur në garë për yllin e Bayern Munchenit.

Pronari Todd Boehly ka vënë në dispozicion të Mauricio Pochettinos 200 milionë euro, trainer i cili ka bërë mirë në fazën e dytë të sezonit.

Momentalisht ish traineri i Milanit ka vetëm dy elementë në dispozicion si Ferland Mendy dhe Fran Garcia dhe mbërritja e një tjetër lojtari në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ konsiderohet e domosdoshme.

Parashikohet një betejë e luftuar deri në fund, për një ndër anësorët më të mirë në botë, i cili bën diferencën në shumë raste, sidomos në dyluftimet një kundra një.

Ishi i Vancouver Whitecaps është aktivizuar në 41 sfida në sezonin aktual, të shoqëruara me 2 gola dhe 5 asiste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy