Po shkëlqen te Laçi, Zarubica: Nuk kam pasur kurrë kaq shumë oferta

Po shkëlqen te Laçi, Zarubica: Nuk kam pasur kurrë kaq shumë oferta

Dejan Zarubica është një nga lojtarët më të spikatur te Laçi, skuadër e cila së fundmi po bë shumë mirë dhe po ngjitet me shpejtësi në renditje. Sulmuesi i cili deri tani ka arritur të shënojë 6 gola për kurbinasit, në një intervistë të dhënë në Malin e Zi për “Vijesti”, ka treguar aventurën e tij në Shqipëri.

Zarubica është shfaqur i lumtur për atë që po kalon në Shqipëri dhe thotë se nuk ka pasur kurrë kaq shumë oferta sa tani që është te Lacci.

“Nuk kisha luajtur kurrë më parë në turin e tretë të kupave të Europës dhe ky është suksesi më i madh. Kurrë nuk e kam nisur sezonin si këtu. Më ndali një dëmtim në kyç për dy muaj fatkeqësisht. Kam pasur fatin që të shkoj në një spital të huaj atje dhe klubi ka paguar trajtimin. U ktheva me gola dhe ekipi është ngjitur, pas nisjes së keqe që i bëmë kampionatit.

Ne kemi fituar 6 në tetë ndeshjet e fundit dhe mes tyre kemi mposhtur edhe Tiranën e Kukësin që janë mbi ne në renditje. Sipas asaj që thonë në Shqipëri, ne jemi ekipi më i mirë aty dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm mund të shpresojmë për titullin kampion. Jemi kualifikuar edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku jemi favorit kundër Egnatias që e kemi mposhtur në kampionat së fundmi.

Laçi është 40 kilometra larg nga Tirana, ku ne qëndrojmë dhe presidenti ka një restorant ku ne ushqehemi. Publiku është i zjarrtë, të mbështet fort, por di edhe të zemërohet. Unë kam marrëdhënie vërtetë të mira me të gjithë. Më kanë pritur në mënyrë fantastike, si mua ashtu edhe Roganovic, i cili luan pas meje në formacion. Ai ka ardhur te Laçi nga OFK Titograd. Është titullar fiks dhe po paraqitet shumë mirë.

Kam një kontratë të vlefshme edhe për një vit e gjysmë, por me bonuse të shumta që më së shumti i kam përmbushur. Jam i kënaqur me kushtet, por më duhet ta pranoj që nuk kam pasur kurrë kaq shumë oferta të mira dhe të shumta nga jashtë, ndaj nuk është e sigurt që do qëndroj te Laçi deri në fund të kontratës. Jam me fat që edhe trajner është një emër i madh. Mirel Josa e ka çuar Skënderbeun deri në grupet e Europa League”, u shpreh Zarubica.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy