
Mungesa e minutave e ka bërë të reflektojë Pierre Emerick Aubameyangun, i cili e shikon të ardhmen larg ‘’ Stamford Bridges ‘’.
Afrikani duket i lodhur me këtë situatë pasi me mbërritjen e Graham Potterit në pankinën e Chelseas , ka mbetur në vendnumëro.
Megjithatë, sipas ‘ Sport ‘ sulmuesi i është vetëofruar Barcelonës , ekip ku u aktivizua në të kaluarën duke i dhënë një opsion Xavi Hernandezit në rastin kur Robert Lewandowski nuk do ti përmbushë pritshmëritë e numrit një të pankinës.
Por ‘’ Blaugranët ‘’ natyrisht kanë vënë një kusht për rikthimin e ish-t të Borussia Dortmundit në ‘’ Camp Nou ‘’, i cili lidhet me uljen e rrogës dhe në krahun tjetër, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ e vlerësojnë këtë opsion , sidomos pas investimit prej 650 milionë eurosh në dy merkatot e fundit.



