Trajneri italian në Ukrainë: U zgjova nga bombat, nuk mund ta lë skuadrën

Trajneri italian në Ukrainë: U zgjova nga bombat, nuk mund ta lë skuadrën

Trajneri italian, i Shakhtar Donetsk, Roberto De Zerbi, është një nga personat e shumtë të bllokuar në Ukrainë, për shkak të sulmeve nga Rusia.

Megjithatë ai mori vëmendjen e të gjithëve, pas një deklarate të bërë për mediat italiane. Në fjalët e tij, thuhej se ai u zgjua nga shpërthimet e bombave, ndërsa shtoi se Ambasada i kërkoi të largohej, por ai nuk mund t’i kthente kurrizin skuadrës së tij.

“U zgjova nga shpërthimet e bombave. Ambasada na tha që të largoheshim, por unë nuk mund t’i kthej shpinën klubit tim. Unë jam një njeri i sportit”, tha De Zerbi.

Skuadra e Shakhtar është duke qëndruar në një hotel në Kiev dhe nuk mund të largohen, duke kaluar momente paniku dhe ankthi, pasi shumë prej lojtarëve janë të huaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy