Derbi i kryeqytetit, Luga: Partizani më i avantazhuar ndaj Dinamos

Derbi i kryeqytetit, Luga: Partizani më i avantazhuar ndaj Dinamos

Ditën e sotme në “Elbasan Arena” do të luhet derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit.

Në lidhje me këtë, trajneri Ergys Luga, tha në emisionin “SportZone” në MCN TV se më shumë favorit për të fituar ndeshje, sheh të kuqtë e Ilir Dajës. Ai tha se “demat” kanë më shumë eksperiencë, diçka që Dinamos i mungon, por gjithsesi parashikoi një sfidë shumë të luftuar.

Mendoj se të dyja skuadrat e njohin mirë njëra-tjetrën, pasi stërviten në të njëjtin vend. Dinamo ka ardhur me objektiva të qarta. Vjen pas 3 ndeshjeve që në këndvështrimin tim. Partizani është pragmatist me objektiv titullin. Vijnë nga 3 ndeshje, që janë larg pritshmërive të klubit. Do jenë gabimet ato që do vendosin petkun në këtë derbi mendoj unë.

Partizani është një nga pretendentët që ende nuk ka fituar. Avantazhi i Partizanit janë manovrat e shpejta. Kaçe jep balancime në të treja fazat e lojës. Disavantazh janë daljet nga krahët. Dinamo është një ekip që ka treguar futboll. Shkëmbit i është bindur dhe në ndeshjet e Dinamos kemi parë idetë e tij.

Dizavantazhi i Partizanit janë daljet nga krahët, ndërsa te Dinamo nuk shoh pikë të dobët, por shoh një mungesë 10-vjeçare që nuk është pak. Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Partizani ka nisur një cikël tjetër, është jashtë objektivave fillestare, por kanë eksperiencën, që Dinamo nuk e ka. Për mendimin tim, Partizani është pak më i avantazhuar se Dinamo në derbi.”, u shpreh Luga.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy