Stadiumi Wembley në shitje, ekipi anglez “në rrugë” (VIDEO)

Stadiumi Wembley në shitje, ekipi anglez “në rrugë” (VIDEO)

Theresa May ka paralajmëruar Federatwn e  Futbollit të mendojë për tifozët e Anglisë para se të angazhohet për shitjen e Stadiumit “Wembley”.

“Downing Street” këmbëngul se procesi ishte në një fazë të hershme dhe në fund të fundit wshtw një çështje që duhet ta zgjidhë federata. Megjithatw zyra e shtypit e zonjës May kërkon kujdes.

"Ky është një vendim për Shoqatën e Futbollit. Por Wembley është shtëpia historike e futbollit anglez dhe mban një vend shumë të veçantë në zemrat e tifozëve në vend. Unë jam i sigurt se FEDERATA do të marrw në konsideratë pikëpamjet e këtyre mbështetësve para se të vendosin se çfarë të bëjnë më tutje".

Tifozët kanë reaguar me zemërim kur dëgjuan për një plan të mundshëm për të shitur stadiumin tek ekip amerikan.

Stadiumi ku Anglia ka luajtur që nga vitet 1920 - mund të dorëzohet tek Shahid Khan, pronari miliarder i klubit tw futbollit amerikan 'Jacksonville Jaguars'.

Tifozët janë të shqetësuar se stadiumi kombëtar i kthyer në pronësi private potencialisht mund të ndryshojw. Planet për shitjen kanë shkaktuar gjithashtu një përplasje, pasi taksapaguesit kanw paguar  40 milionë  £, për zhvillimin e stadiumit dhe 120 milionë £ fonde janw financuar nga Lotaria Kombëtare.

Ekziston frika se ekipi kombëtar i futbollit anglez mund të përfundojë duke luajtur ndeshjet në stadiume të tjera të vendit.

Khan, i cili ka një pasuri me vlerë rreth £ 5.2 miliard, ka ofruar 600 milionë£ për të sjellë në Britani ekipin e tij dhe për të nxjerrë në rrugë ekipin anglez. Federata thuhet të ketë rreth 100 milion paund borxhe, që duhet të paguhen deri në 2024.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy