
Dejvid Kapllani është largimi i radhës nga skuadra e Erzenit. Këtë e ka komunikuar vetë sulmuesi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Kapllani u bashkua me Erzenin në merkaton e janarit, por aventura me shijakasit ka zgjatur vetëm 6 muaj dhe tani po shikon për një skuadër tjetër. “Nga Sot nuk jam më pjesë e Erzenit. Falënderoj drejtuesit, shefin e klubit dhe lojtarët për emocionet që kaluam. I uroj suksese skuadrës në vazhdim”, ka shkruar Kapllani.



