
Karim Benzema do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.
Thuhet se sulmuesi francez, prej ditësh ka marrë një ofertë të madhe nga një klub nga Arabia Saudite.
Megjithatë, lojtari ka qenë i qartë në përgjigjen e kthyer. Benzema ka refuzuar transferimin në Arabinë Saudite, pavarësisht se do të përfitojë më shumë, ndërsa ka vendosur të qëndrojë te Real Madrid.



