
Largimi i mundshëm i Alvaro Moratas në fundin e sezonit, menjëherë i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Atletico Madridit, të cilët ia kanë shkelur syrin Dusan Vlahovicit.
Serbi preferohet nga Diego Simeone, për të cilin ‘’ Los Rojiblancos ‘’ janë shprehur të gatshëm për një shkëmbim gjatë merkatos së verës.
Një rikthim tek Juventusi, do të ishte starti i eksperiencës së tretë të madrilenit me të ashtuquajturën ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’, ekip të cilin e njeh shumë mirë dhe mendohet se s’do të ketë probleme me riadaptimin në skemat e Massimilliano Allegrit.
Ndërsa ‘’ El Cholo ‘’ e konsideron një vlerë të shtuar ishi-n e Fiorentinës në majën e sulmit, i cili mund të rezultojë një ndër referentët e këtij reparti tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ në të ardhmen.
4 gola në 10 sfidat e sezonit aktual me ish rekordmenët e Scudettos reflektojnë momentin e vështirë të golashënuesit 23 vjeçar, për të cilin merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme.



