
Christian Eriksen mund të rikthehet në Danimarkë dhe nuk përjashtohet që kjo të realizohet shumë shpejt.
Sipas asaj që raportojnë mediat daneze, klubi i Odense po mendon rikthimin e mesfushorit, aty ku ai nisi karrierën e tij si futbollist. “Sport Fyb” raporton se kanë nisur bisedimet mes palëve dhe në orët e ardhshme mund të arrihet një marrëveshje.
Kujtojmë se 29-vjeçari, që është në pronësi të Interit nuk mund të luajë dot në Itali, pas problemeve me zemrën dhe në këtë shtet nuk lejohet që një futbollist të luajë me defribilator, ashtu siç është edhe Eriksen.



