Atalanta i vendos çmimin Gosens

Atalanta i vendos çmimin Gosens

Kampionati europian  po bëhet çdo ditë edhe më interesant .  Shumë lojtarë cilësorë janë duke e prezantuar shumë mirë veten me kombëtaret e tyre  , fakt që ia ka rritur kreditet për tu bërë pjesë e skuadrave të njohura .

Një ndër to është Robin Gosens i cili ka impresionuar në krahun e majtë tek Gjermania  dhe është bërë pjesë e planeve të Barcelonës dhe  Paris St Germain . Duke qenë se vlerësohet shumë nga traineri Gian Piero Gasperini , presidenti i bergamaskëve  Antonio Percassi  gjatë një interviste për  ‘’ Tuttosport ‘’ ka deklaruar   se nuk do të pranojnë largimin e 26 vjeçarit për më pak se 40 milionë euro .   

Me interesin e të mëdhave të Europës , drejtuesit e Atalantës kanë menduar se kjo situatë është shumë e favorshme për të përfituar nga shitja e tij me qëllimin e afrimit të një tjetër elementi në “ Gewiss Stadium “ .

Nëse do të vendosë largimin nga zikaltërit  ‘’ La Dea ‘’ do të dilte shumë e fituar  për k֝ëtë lojtar sepse arritën ta transferonin në merkaton e 2017-tës për më pak se  1 milionë euro .

Me një kontratë deri në 30 qershorin e 2023- shit Robin Gosens ia ka fituar besimin Gian Piero Gasperinit dhe me kalimin e kohës është shëndërruar në një lojtar të pazëvëndësueshëm i cili e ka kanalizuar potencialin e tij në 12 gola të shënuar dhe 8 asiste duke treguar se është  krejtësisht i përgatitur për tu bërë pjesë e një skuadre të rëndësishme në Europë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy