Nga Kroacia në Çeki, Tuci: Dua të fitoj titullin kampion

Nga Kroacia në Çeki, Tuci: Dua të fitoj titullin kampion

Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, ka ndryshuar skuadër. Pasi shkëlqeu në Kroaci me Lokomotiva Zagreb, tashmë Tuci do të vazhdojë karrierën në Çeki, te Sparta Praga, aty ku do të gjejë një tjetër shqiptar, siç është mesfushori Qazim Laçi.

Në prezantimin e tij, sulmuesi u shfaq i lumtur për këtë aventurë të re, ndërsa tha se dëshiron të ndihmojë skuadrën për të fituar titullin kampion.

Jam shumë i lumtur që jam në klubin më të madh çek. Mezi pres të luaj para tifozëve dhe të shënoj sa më shumë gola. Dua të fitoj me Spartën dhe t’i ndihmoj të arrijmë te titulli kampion. 

Kam luajtur si 9-tsh gjatë gjithë karrierës sime, por më pëlqen të luaj edhe si trekuartist. I kam parë ndeshjet e Spartës dhe mendoj se mund të përshtatem shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy