De Light , i pamundur për Barcelonën

De Light , i pamundur për Barcelonën

 Që kur ishte pjesë e Ajax Amsterdamit , për Matthijs de Light asnjëherë nuk ka munguar interesi i Barcelonës .

Katalanasit  e humbën sfidën me Juventusin në merkaton e 2019-tës , ekip që shpenzoi 85 milionë euro për qëndërmbrojtësin hollandez. 

Koha ka kaluar si pa e kuptuar  dhe 22 vjeçari akoma nuk është akomoduar tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ duke u dominuar shpeshherë nga konkurrenca e fortë por për  ‘’ Los Cules ‘’ mbetet  një ndër të preferuarit për prapavijën .  

Agjenti Mino Raiola po mendon për të ardhmen e Matthijs de Light dhe kërkon ti gjejë menjëherë destinacion por për spanjollët është shumë e vështirë ta afrojnë në ‘’ Camp Nou ‘’ sepse vijojnë të kenë si barrierë aspektin ekonomik edhe pse tashmë janë shëndërruar në një ekip shumë të fortë , drejt rikthimit aty ku duhet .

Kontrata deri në 30 qershorin e 2024-tës konsiderohet  arsyeja e parë e vështirësisë së këtij operacioni dhe së dyti për klauzolën 100 milionë euroshe të përcaktuar nga bardhezinjtë për një ndër shtyllat e mbrojtjes në ekipin e drejtuar nga Massimiliano Allegri , trainer që po jep maksimumin në krye të stolit por që deri më tani nuk ka mundur të arrijë objektivat .

 Megjithatë, tentativat e Joan Laportas vijojnë të pandalshme por njëkohësisht janë një provë force për këtë president i cili ka në fokus edhe sulmuesin  Erling Haaland.  

Për Barcelonën do të jetë një rrugë e gjatë por si mbetet gjë tjetër veçse të vijojë insistimin sepse koha kalon shumë shpejt dhe diferencat ngushtohen edhe pse  ‘’ Los Blaugranas ‘’ po ecin me ritmin e duhur në La Liga dhe Europa League .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy