
Sot në mbrëmje starton Kampionati Europian i Futbollit. Dy skuadrat e para që do të zbresin në fushën e lojës janë Italia dhe Turqia.
Moderatori i emisionit “Euro Zonë”, Gerti Çarçani, tha sot në studion e lajmeve në MCN Tv, se ky kampionat sivjet vjen me disa risi, për vet faktin se starton pas vitit pandemik.
“Risia është se vjen një kampionat i cili duhet parë se si vijnë skuadrat pas një pandemie, pastaj për hërë të parë UEFA vendosi që kampion të mbahet në 11 shtete në të cilat do të ketë publik, edhe pse jo në terësi, dhe sepse vitin tjetët luhet Botërori në Katar, meqë ky vit pandemik shtyu gjithçka”.
Po cilat janë skuadrat favorite në këtë kampionat, për Çarçanin?
“Ekip favorit për ta fituar këtë kampionat, shoh Francën tepër të fortë, si kampione e botës në fuqi. Natyrisht Franca dhe Gjermania janë ekipe që do të lënë gjurmë, por sduhet anashkaluar as Italia e Roberto Mancinit”.
Meqë në këtë kampinat nuk është as Shqipëria dhe Kosova, sipas Çarçanit, në një farë mënyre, shqipëtarët kanë përfaqësuesit e saj, për faktin se në ekipin e Maqedonisë së Veriut, janë disa lojëtar shqiptar që përfaqësojnë këtë shtet.



