Pas barazimit në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, ndaj Islandës, Shqipëria do të kërkojë fitoren ndaj Izraelit, ndeshje kjo e cila do të luhet më 10 qershor, në stadiumin “Air Albania”.
Për këtë sfidë, i gatshëm do të jetë edhe sulmuesi Armando Broja. Ky i fundit mungoi ndaj Islandës, për shkak se ishte i infektuar me Covid-19, të cilin e ka kaluar dhe është gati.
Broja është bashkuar me pjesën tjetër të grupit, për tu stërvitur për ndeshjen e radhës. Nuk dihet nëse sulmuesi do të aktivizohet nga minuta e parë, apo do e nisë ndeshjen nga stoli.



