Virgil van Dijk, prioritet për Paris St Germian

Virgil van Dijk, prioritet për Paris St Germian

Merkatoja e verës do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për Paris St Germain.

Tek një ekip i këtij niveli gjithmonë ka vend për përmirësim dhe traineri Luis Enrique ka filluar ti bëjë llogaritë për të ardhmen.

Asturiani është në rrugën e duhur me ‘’ Les Pariziens ‘’, të cilët janë momentalisht dominues të Ligue 1 dhe aspirojnë për të fituar Champions Leaguen. 

Megjithatë, numri një i stolit po mendon për më tej dhe një ndër repartet që pretendon të përforcojë është prapavija.

Pavarësisht ecurisë shumë të mirë të kryeqytetasve, ishi i Barcelonës nuk është bindur plotësisht me performancat e mbrojtjes dhe ia ka vënë gishtin Virgil van Dijkut.

Hollandezi prej vitesh me rradhë konsiderohet një element deçiziv tek Liverpooli, ekip me të cilin e përfundon kontratën në muajin qershor.

Eksperienca e akumuluar ndër vite e ka shëndërruar në një lojtar shumë bindës, tejet potent dhe luftarak, i vështirë për çdo rival sidomos në duelet një kundra një.

Që prej mbërritjes në ‘’ Anfield Road ‘’ në 2018-tën, ishi i Groningenit ka demostruar se është në lartësinë e duhur, i denjë tanimë për të përfaqësuar cilindo ekip të elitës në Europë.

Një transferim i mundshëm në ‘’ Parque de Prince ‘’ do të arrihej me parametër zero dhe sigurisht një ekip si Paris St Germain mbetet një tundim për çdo lojtar.

Sezoni aktual është i teti për shtatlartin e kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ në rradhët e Liverpoolit, i cili ka fituar shumë trofe të rëndësishëm me ‘’ Të Kuqtë ‘’, përfshirë edhe kompeticionin më prestigjoz për klube në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy