Milani, nuk e harron Benjamin Seskon

Milani, nuk e harron Benjamin Seskon

Në këtë merkato dimërore një ndër objektivat e Milanit është natyrisht transferimi i një sulmuesi cilësor në ‘’ San Siro ‘’.

Që pas tërheqjes së Zlatan Ibrahimovich nga futbolli i luajtur, drejtuesit e italianëve kanë filluar tentativat për ta zëvëndësuar ashtu siç duhet suedezin.

Disa emra vijojnë të jenë pjesë e listës së kuqezinvje , një ndër të cilët është Benjamin Sesko. Pas tre viteve të suksesshme tek Salzburgu, golashënuesi u bë pjesë e Leipzigut, skuadër me të cilën po i tregon vlerat në metrat e fundit dhe në 16 sfida ka realizuar 6 gola.

Mirëpo, për 20 vjeçarin do të jetë një sfidë e vështirë sepse pretendohet edhe nga shumë ekipe me emër.

Shtatë herë fituesit e Champions Leagues momentalisht janë 9 pikë larg Interit në Serinë A dhe për ta ndryshuar situatën, Stefano Piolit i nevojitet një qendërsulmues i cili bën diferencën.

Nëse drejtuesit e Milanit do ta arrijnë objektivin, sigurisht do të rezultonte një ndër lëvizjet më të bujshme të kësaj merkatoje dimërore, gjatë të cilës parashikohen shumë surpriza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy