
Gazetari i sportit, Ervin Baku, deklaroi se Shqipëria meritonte më shumë ndaj Polonisë, një sfidë ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0.
Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Baku u shpreh se kombëtarja shqiptare nuk kishte fat, ndërsa shtoi se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë për këtë përballje.
Futbolli është një lojë ku të treja rezultate janë në tavë dhe dje fitoi Polonia, por ndodh që jo gjithmonë fiton më i miri. Polakët janë të më të mirë se ne, por Shqipëria dje meritonte më shumë, ndoshta barazimin. Kishim raste për shënim. Barazimi do të ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide.
Në fund do të mbahet mend fitorja e Polonisë. Megjithatë mendoj se Shqipëria premton shumë. Kishim mungesa të rëndësishme në mbrojtje. Nuk janë këto mundësitë e Shqipërisë. Mendoj se ky grup lojtarësh premton shumë. Grupi është shumë i vështirë. Pamë që Moldavia i mori pikë Çekisë, që pak ditë më parë mposhti Poloninë. Duhet të bëjmë më të mirën me Moldavinë dhe Ishujt Faroje. Mund të them se Kombëtarja mbrëmë na kënaqi. Fati mbrëmë nuk ishte me kombëtaren shqiptare. Kur rrëzohemi, duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë përpara.



