Alban Bushi: Shqipëria U-21 do tentojë kualifikimin në Europian, do kemi prurje të reja nga jashtë

Alban Bushi: Shqipëria U-21 do tentojë kualifikimin në Europian, do kemi prurje të reja nga jashtë

Shqipëria U-21, luajti dy miqësore javën e kaluar, ndaj San Marinos dhe Malit të Zi, ku trajneri Alban Bushi, pa nga afër gjendjen e lojtarëve dhe kishte mundësinë të testonte disa të rinj, që mund të jenë pjesë e ekipit në të ardhmen.

Në prononcimin e fundit, Bushi ka analizuar në detajet dy miqësoret dhe paraqitjen e kuqezinjve, teksa flet edhe me emra duke evidentuar lojtarët që paraqesin potencial të madh në të ardhmen. Gjithashtu, trajneri flet edhe për pikat e dobëta të kombëtares U-21 dhe për faktin se po punohet për të afruar edhe elementë të tjerë të talentuar nga jashtë vendit.

Mora sinjale pozitive nga disa lojtarë e në veçanti nga Mjaki e Kurtulan, që të dy shumë të mirë, ndonëse Kurtulan luajti pak sepse ishte i dëmtuar, ndërsa Mjaki është një mbrojtës të cilin mund ta ketë edhe Kombëtarja A shumë shpejt në dispozicion. Lojtar i Groningenit në Holandë, shumë i fortë në krahun e djathtë, shumë shpërthyes e i shpejtë, që sigurisht ka nevojë për t’u përmirësuar. Mendoj se do t’i vlejë Shqipërisë, ashtu si edhe Kurtulan apo edhe lojtarë të si Pajaziti dhe Mitaj, të cilët njihen, janë shumë cilësore dhe besoj se shumë shpejt do të jenë gati për Kombëtaren A.

Do të kemi edhe 2-3 prurje shumë të forta në muajt e ardhshëm nga jashtë Shqipërisë, pasi po punojmë intensivisht për t’i afruar. Uroj shumë që t’ia dalim për t’i bërë pjesë të skuadrës sonë dhe besoj se do ta forconin më shumë ekipin U-21, duke e bërë shumë të fortë këtë edicion me ato lojtarë që mund t’i afrojmë. Kemi edhe lojtarin e Panathinaikosit, Frrokun, i cili pësoi një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë thuajse 1 vit, por është një lojtar që ka potencial të madh që do t’i vijë shumë shpejt Shqipërisë.

Sa i takon objektivave, Bushi nuk ka asnjë dyshim se kjo skuadër mund të tentojë kualifikimin, nëse do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe nuk do të ketë probleme me dëmtimet.

Jam i sigurt dhe i bindur që ne do ta tentojmë kualifikimin në Europian me lojtarët që kemi, sepse u bë disa vite që unë punoj me Kombëtaren U-21 dhe nuk ka diferenca të mëdha. Nuk po flas për Anglinë, Francën apo Spanjën, që janë diçka tjetër në drejtim të nivelit, por me ekipet e tjera, nëse mobilizohemi si duhet dhe sakrifikojmë për njëri-tjetrin mund të bëjmë gjëra të mëdha. Këtë e kemi parë edhe te Kombëtarja A, siç e pamë edhe kundër Italisë, ku luajtëm mirë.

Janë disa gjëra të vogla që ne duhet t’i ndryshomë në mentalitetin shqiptar, mjafton të shohim çfarë ndodhi në Kombëtaren A, kur italianët dolën vetëm me portierin, sulmuesi italian ia pasi shokut i cili shënoi gol. Kur doli një lojtar i joni pak më vonë, në vend që t’ia pasonte shokut, e goditi vetë topin drejt portës. Pra, janë diferenca që ne mund t’i përmirësojmë duke ndryshuar mentalitet, duhet të kuptojmë që ne luajmë për grupin, luajmë për Shqipërinë, nuk luajmë për veten tonë. Këtë koncept mundohem t’ia injektojë gjithmonë lojtarëve të Kombëtares U-21, që jemi një grup dhe vetëm nuk fitohet asgjë dhe kur luajmë në grup ne bëjmë ndeshje shumë të mira. Me këta lojtarë që kemi plus edhe ndonjë lojtar tjetër, siç është për shembull Adrian Bajrami i vitlindjes 2002 që është në Kombëtaren A e që mbase mund ta kemi në dispozicion për t’u forcuar sa më shumë. Patjetër unë i uroj suksese tek ekipi A sepse është një lojtar shumë i mirë, bëri 2-3 ndeshje me ekipin U-21 dhe kaloi te Kombëtarja A, pasi është lojtar i perspektivës që do ta ketë Shqipëria për shumë vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy