Milani merr fitoren e tretë radhazi, mposht Barcelonën pas penalltive (VIDEO)

Milani merr fitoren e tretë radhazi, mposht Barcelonën pas penalltive (VIDEO)

Milani duket në formë të shkëlqyer në miqësoret e kësaj vere. Kuqezinjtë regjistruan fitoren e tretë radhazi në SHBA.

Skuadra e Fonseca-s, triumfoi ndaj Barcelonës pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

Italianët e nisën ndeshjen shumë mirë, duke shënuar dy herë me Jovic në minutën e 10-të dhe Pulisic në minutën e 15-të.

Për Barcelonën, Lewandowski realizoi dopietë, në minutat 22 dhe 58-të. Nga ruleta e penalltive, lojtarët e Milanit ishin më të saktë, duke iu dhuruar ekipit të tyre fitoren.

Vlen të përmendet se kjo është humbja e parë e katalanasve në këtë turne veror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy