
Mario Balotelli, ka zbuluar së fundmi se dëshira e tij është të luajë për skuadrën argjentinase, të Boca Juniors.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, sulmuesi italian ka deklaruar se është gati të transferohet te Boca, në rast se i telefonojnë.
Boca më pëlqen dhe do të doja shumë të luaja atje. Ne jemi rritur me mitin e Maradonës dhe Riquelmes, ndaj nëpërmjet tyre kam njohur edhe Bocën. I kam thënë vetes se herët a vonë do të luaj për këtë klub, ndaj nëse Riquelme më telefonon, jam gati.



