Manchester City, ‘’ peshkon ‘’ në Uruguaj

Manchester City, ‘’ peshkon ‘’ në Uruguaj

 Duke qenë se po i afrohemi merkatos së verës, sigurisht parashikohet që gjatë kësaj periudhe skuadrat e elitës të jenë protagonistet e padiskutueshme.

Manchester City besohet se do të jetë pjesë e pashmangshme e kësaj liste, drejtuesit e të cilit po analizojnë edhe disa lojtarë përtej Europës.

Në Uruguaj, pikërisht tek Liverpool Montevideo Luciano Rodriguez po e befason Pep Guardiolan, një ndër trainerët më të mirë në botë.

Megjithatë, ‘’ Qytetarët ‘’ nuk do të jenë të vetmit në këtë garë pasi për 20 vjeçarin ka treguar interes edhe Feyenoordi.

I ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’ premton shumë për të ardhmen, për të cilin do të ishte një hap shumë i suksesshëm në karrierë nëse do të transferohet në të famshmin ‘’ Etihad ‘’.

Për më tepër, në javën e kaluar Luciano Rodriguez debutoi me gol në Kupen Santander Libertadores kundër ekuadorianëve të Indipendiente del Valle.

Momentalisht nuk ekziston një ofertë konkrete për golashënuesin e kryeqytetasve, e cila parashikohet se s’do të vonojë nga pronari i bardhekaltërve Al Mubarak.

Në sezonin aktual lojtari në fjalë numëron 4 gola në 8 sfida, i cili mund të vihet nën urdhërat e ishi-t të Barcelonës duke filluar nga sezoni vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy