Shehi: Ndeshje e vështirë me Bylisin, luftë e ashpër në kampionat

Shehi: Ndeshje e vështirë me Bylisin, luftë e ashpër në kampionat

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli para mediave, në prag të sfidës, që skuadra e tij do të luajë të shtunën ndaj Bylisit.

Shehi vlerësoi kundërshtarin maksimalisht, duke thënë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe shtoi se kampionati do të ketë përballje mes rivalëve, ndaj janë të fokusuar vetëm të ecuria e ekipit.

Gjendja e ekipit nuk është më e mira e mundshme, sepse kemi Ismajlgecin dhe Xhixhën që nuk janë në 100% e tyre, njëri për shkak të dëmtimit dhe tjetri për shkak të gjendjes gripale, por do të jenë nesër. Pastaj pjesa tjetër është e plotë. As Qefalia nuk është stërvitur me grupin këto ditë.

Kampionati ka përballje mes rivalëve dhe ne jemi të fokusuar vetëm tek ecuria dhe ndeshjet tona dhe sigurisht që ky do të jetë fokusimi jonë, pavarësisht se çfarë bëjnë kundërshtarët me njëri-tjetrin. Mos harrojmë që është një kampionat ku lufta është shumë e ashpër dhe të gjitha skuadrat kanë objektiva dhe janë aty-aty me njëra-tjetrën dhe do të ketë gjithmonë përballje të forta.

Bylisi është ndeshje që do përqendrim, vlerësim pasi e thash pak më parë që të gjitha skuadrat janë shumë afër me njëra-tjetrën, javë pas jave ka ndryshime, që mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të lesh pikë ndaj çdo skuadre. Kjo është një ndeshje që është e vështirë, vazhdimësie që do të përgatitemi dhe do të mundohemi të japim më të mirën tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy