
Brazili prej kohësh është në kërkim të një trajneri, pasi largimit të Tite, i cili njoftoi mbylljen e bashkëpunimit pas Botërorit.
Emrat e përfolur kanë qenë të shumtë, ku Ancelotti dukej alternativa më e pëlqyer, por vetë italiani zbuloi se do të qëndrojë te Real Madrid edhe sezonin tjetër.
Në këtë situatë, drejtuesit kanë hedhur sytë nga alternativa të tjera. Në krye të listës, momentalisht është Jose Mourinho. Portugezi është në drejtimin e Romës, por nuk përjashtohet mundësia e largimit në fund të sezonit, për të marrë drejtimin e Brazilit.



