
Gjatë merkatos së verës emri i Ibahima Konates rezultoi ndër më të lakuarit.
Qendërmbrojtësi prej disa sezonesh vijon të jetë një referent tek Liverpooli, për të cilin drejtuesit e Real Madridit po insistojnë.
Francezi sigurisht është një garanci, kontrata e të cilit me ‘’ Të Kuqtë ‘’ skadon në qershorin e 2026-tës.
Duke iu referuar problematikave tek ‘’ Los Merengues ‘’ sidomos në mbrojtje, transferimi i lojtarëve cilësorë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është një prioritet.
26 vjeçari mund ti vijë në ndihmë 11-shes së Xabi Alonsos, i cili shquhet për potencën dhe sidomos eksperiencën, si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren e ‘’ Gjelave ‘’.
Para pak kohësh Florentino Perez bëri një goditje cilësore duke arritur marrëveshjen me Trent Alexander Arnold dhe Ibrahima Konate mund të jetë lojtari i rradhës që vendos për të veshur bluzën e ‘’ Galaktikëve ‘’.
Në këtë moshë kuptohet se është një moment ideal në karrierën e ishi-t të Leipzigut, i cili ndoshta verën e ardhshme do të jetë një ndër transferimet më të bujshëm.
Ndër vite numri një i kryeqytetasve ka dhënë maksimumin për ekipin e zemrës, një ndër më të suksesshmit në historinë e futbollit.



