
Prej 19 gushtit, në Budapest ka nisur kampionati Botëror i Atletikës, aty ku Shqipëria përfaqësohet nga Franko Burraj dhe Luiza Gega.
Megjithatë kjo e fundit rrezikon të mos marrë pjesë. Luiza Gega, vuan një dëmtim në kofshën e saj të majtë dhe prezenca e saj është në rrezik.
Gara e kampiones shqiptare është planifikuar më 23 gusht, por ende nuk ka një vendim përfundimtar, nëse do të garojë apo jo, për shkak të lëndimit.
Në orët e ardhshme do të merret vendimi dhe në rast se nuk merr pjesë, atëherë fokusi do të kalojë te Europiani i vitit të ardhshëm.
Edhe gara e atletit tjetër Franko Burraj është e parashikuar më 23 gusht në orën 12:50.



