Debutoi me barazim, Bejzade: Rezultat i drejtë, ekipi ishte i mërzitur sikur kishte humbur

Debutoi me barazim, Bejzade: Rezultat i drejtë, ekipi ishte i mërzitur sikur kishte humbur

Trajneri Skerdi Bejzade, debutoi me barazim ndaj Tiranës në stolin e Erzenit.

Pas ndeshjes, Bejzade foli për MCN TV, ku tha se barazimi ishte rezultat i drejtë, ndërsa shtoi se lojtarët ishin të mërzitur, sikur ta kishin humbur ndeshjen.

Barazimi ndaj Tiranës quhet rezultat pozitiv. Çunat ishin të mërzitur, sikur kishin humbur ndeshjen. Barazimi ishte rezultat i drejtë, sepse edhe Tirana na vendosi në vështirësi. Besoj te arritja e objektivave, sepse Erzeni ka treguar lojëra të mira, ndonëse kanë munguar rezultatet.

Me kundërsulme rrezikuam disa herë Tiranës, me këtë lojë, morëm atë që donim të mos humbisnim. Me Skënderbeun do të jetë ndryshe.

Tirana filloi të luante me 4 sulmues. Na vunë në vështirësi. Hoxhallari dha 10 krosime, ishin raste goli. Duhet të vepronim më shpejt, që të bllokonim Hoxhallarin. Kishim fatin, që vetëm nga një krosim e pësuam, sepse mund të pësonim më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy