
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Cristiano Ronaldos. Tekniku i bardhezinjve ka zbuluar se ditën e djeshme ka pasur një bisedë me yllin portugez, nga ku i është bërë e ditur se ai nuk dëshiron të jetë më pjesë e “Zonjës së Vjetër”.
“Dje zyrtarisht Ronaldo më tha se nga ka ndërmend të luajë për Juventusin. Pikërisht për këtë arsye ai nuk do të grumbullohet për sfidën e nesërme. Nuk jam i zhgënjyer nga Juventusi janë larguar edhe kampionë të tjerë të mëdhenj. Këtë mëngjes Ronaldo u përshëndet me shokët e skuadrës dhe u largua.
Nga Juve kanë kaluar Sivori, Platini, Del Piero, Zidane, Buffon, të gjithë kampionë të mëdhenj. Ligji i jetës ky është: Juventusi mbetet dhe kjo është gjëja më e rëndësishme dhe baza për marrjen e rezultateve. Kanë kaluar tre vite, ai dha kontributin e tij dhe tani largohet. Jeta vazhdon, siç është normale”, u shpreh Allegri.



