Turneu i shahut “Rapid Open 2022”, Pilinçi: Surprizë për FSHSH, pjesëmarrja e lartë (VIDEO)

Turneu i shahut “Rapid Open 2022”, Pilinçi: Surprizë për FSHSH, pjesëmarrja e lartë (VIDEO)

Ditën e diel përfundoi në Durrës Turneu “Rapid Open 2022” me pjesëmarrjen e mbi 100 sportistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Fitues i turneut u shpall Ilir Seitaj. Në lidhje me këtë, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur përmes skype, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Shahut, Malinda Pilinçi. Ajo u shpreh se pjesëmarrja ishte e lartë, ndërsa për lojtarët shqiptarë, u shpreh se kishin mundësinë të merrnin përvojë për turnetë ndërkombëtarë.

Ishte një surprizë për Federatën Shqiptare të Shahut sjellja i këtij eventi në organizimin e një klubi shumësportësh, Teuta. Ishte kampionati i parë dhe kishte një pjesëmarrje shumë të madhe. Surpriza ishte për pjesëmarrjen e lartë.

Lojtarët bënë atë që të përfitonin kategoria e një turneu ndërkombëtar. Këto gara iu shërbejnë të gjithë shahistëve. Lojtarët e rinj ishin në një numër të konsiderueshëm.

Pilinçi deklaroi se Federata do të mbështesë të rinjtë, si një nga objektivat që kanë.

Ecuria e talenteve të rinj, është një nga objektivat e Federatës. Ne jemi në mbështetje të tyre, edhe me trajnime në Akademinë Europiane të Shahut.

Kampionati kombëtar gjysmëfinal, është gara e parë, që ne organizojmë për këtë vit. Është një hap, i cili do të përcaktojë finalistët për të mirët e Shqipërisë, që do të përcaktojnë edhe kampionin e garave. Në Olimpiadën Botërore të Shahut që do të mbahet në Indi, Shqipëria do të marrë pjesë.

Interesi për shahun po rritet nga viti në vit. Ne po punojmë që të ketë një sërë personash të trajnuar, për ta dhënë mësimin në shkolla. Ne nga ana jonë, bëjmë të mundur dhe zhvillojmë të gjitha politikat, për të rritur interesin e nxënësve.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy