Disiplina zbulon vendimet/ Gjoba për Partizanin dhe Tiranën, e pëson edhe lojtari i të kuqve

Disiplina zbulon vendimet/ Gjoba për Partizanin dhe Tiranën, e pëson edhe lojtari i të kuqve

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar.

Referuar ngjarjeve në derbi, dy skuadrat, Tirana dhe Partizani janë dënuar me gjobë, për sjelljen e gabuar të tifozëve, ndërsa urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmtimet në stadiumin “Air Albania”.

Me gjobë është dënuar edhe mesfushori i Partizanit, Gjelbrim Taipi, për shkak se ndezi flakadan në fushë.

Gjithashtu Delvina, për mosparaqitje në ndeshjen e Kupës ndaj Skënderbeut, humb ndeshjen në tavolinë dhe përjashtohet nga kompeticioni për sezonin e ardhshëm.

VENDIMET:

  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, si dhe lejimin e personave të paautorizuar për të hyrë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 17/2/a, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

       FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. Lojtari i FK Partizani, Gjelbrim Taipi, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke ndezur flakadanë në fushën e lojës pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 3/d, 6/1/c, 6/4 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë.

       KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. KS Besa, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të nenit 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  2. Lojtari i KF Sopoti, Erando Seferi, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i KF Turbina, Samet Gjoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i KSSH Veleçiku, Emiliano Mehmetaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga veprimtaritë.
  5. Zyrtari i FK Tërbuni, Alfred Pjetri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) javë pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i FK Shënkolli, Donald Kacorri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.
  7. Zyrtari i FK Parizani U-14, Ermal Serjani, për kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i FK Parizani U-14, Ilirnik Prebibaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i FK Parizani U-14, Nohel Hasa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. KF Delvina, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin e dytë 1/32 të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Skënderbeu, në bazë të nenit 16/1 të KDE dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
  11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana, Murselo Dervishi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  12. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Vladimir Gjoni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy