
Sezoni shumë i mirë i Federico Dimarcos deri më tani tanimë ka tërhequr vëmëndjen e dy ekipeve të njohur në Premier League dhe më gjerë . Manchester City dhe Chelsea do të zhvillojnë një supersfidë për mbrojtësin por do të jetë tejet e vështirë pasi sipas të famshmes ‘’ 90 min ‘’ lojtari nga Milano po mendon rinovimin e kontratës me Interin. Sigurisht objektivi i 25 vjeçarit është qëndrimi në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ , fakt që i detyron ‘’ Qytetarët ‘’ dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të kërkojnë të tjera alternativa në merkato. Rinovimi me ishi-n e Veronës konsiderohet një prioritet absolut nga drejtuesit e italianëve, i cili gjatë eksperiencës me Interin ka spikatur dhe tanimë është një titullar i padiskutueshëm në skemat e Simone Inzaghit.



