
Fakti i mosarritjes së rinovimit të kontratës me Napolin e ka vënë në qendër të fokusit të skuadrave me emër sulmuesin Lorenzo Insigne . Pas Interit , Milani ka menduar t’ia prishë planet rivalëve të përjetshëm për 30 vjeçarin i cili e përfundon kontratën me ‘’ Azurrët ‘’ në 30 qershorin e ardhshëm .
Drejtori sportiv i kuqezinvje dhe njëkohësisht legjenda e tyre Paolo Maldini ka nisur kontaktet e para me bardhekaltërit për Lorenzo Insignen , komponent që do ta ndihmonte ‘’ Djallin ‘’ në realizimin e objektivit që lidhet me fitimin e Serisë A dhe arritjes sa më larg në Uefa Champions League.
Momentalisht drejtuesit e napoletanëve janë duke bërë gjithçka është e mundur për të siguruar qëndrimin e ekstremit në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ por pretendimet e larta të tij kanë bërë që ky operacion deri në këtë pikë mos të ketë sukses dhe nga ky fakt pritet që të përfitojnë dy skuadrat e Milanos që do të luajnë një tjetër derbi të “ Madoninës “ .
Një aspekt që s’duhet anashkaluar është se nëse Lorenzo Insigne do ti japë fund eksperiencës me Napolin dhe do të transferohet në një ndër skuadrat e Milanos do të ishte një ndër operacionet më të bujshme të merkatos së ardhshme për arsye të impaktit që ka lënë në tërë këto vite tek Napoli , i cili i ka shërbyer si trampolinë për tu vënë në fokusin e skuadrave të njohura .



