Trippier i mbyll derën Manchester United

Trippier i mbyll derën Manchester United

Pas humbjes së Europa Leagues Manchester United ka pësuar një tjetër disfatë .  Mbrojtësi  Kieran Trippier i është përgjigjur me një ‘’ jo ‘’ kategorike interesit të Ole Gunnar Solskjaer  i cili  e kërkonte me ngulm . Sipas ‘’  Daily Express ‘’ anglezi mendon se ka akoma shumë për të dhënë tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe nuk kërkon të ndërpresë në mes suksesin e arrirë.  Drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’   e ëndërronin prej kohësh kalimin e 30 vjeçarit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ por Diego Simeone i ka qëndruar besnik organikës  që i mundësoi trofeun e 11-të të La Ligas  .

  Britaniku ka preferuar të dorëhiqet  nga milionat  e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ për ti qëndruar besnik   kryeqytetasve . Manchester United mendonte  të ofronte diçka më tepër se  20 milionë euro për Kieran Trippier por do ti duhet ta projektojnë  në transferimet e rradhës  . 

Me qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ ish-i i Tottenham Hotspurit është shprehur se po shijon një eksperiencë të mrekullueshme dhe shpreson që Atletico  mos të devijojë nga rruga e bërë:

“  Jam shumë i lumtur këtu . Prioriteti im është qëndrimi tek Atletico sepse kam privilegjin e të qënit pjesë e një skuadre kampionësh .

Pa dyshim që Premier League është një kampionat impresionues  por  kam gjetur veten këtu  .  Mendoj vetem për të ardhmen dhe do të jap maksimumin për ti rritur vlerat e këtij klubi  fantastik  dhe  gjej rastin të falenderoj  shokët dhe veçanërisht Diego Simeonen për mbështetjen “ , përfundoi Kieran Trippier .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy