
Klubi i Juventuesit ka marrë një tjetër dënim. Bardhezinjtë janë dënuar me një gjobë prej 718 mijë eurosh, në lidhje me manovrat për pagesat e futbollistëve.
Klubi italian mori një dënim të zbutur, pasi pranoi fajin dhe shpëtuan pa u penalizuar me pikë.
Vlen të përmendet se vetëm pak javë më parë, Juventusi u dënua me heqjen e 10 pikëve në kampionat, për shkak të problemeve me plusvalencat, dënim ky që i nxori jashtë zonës Champions.
Sakaq, penalitete në gjoba ka pasur edhe për disa nga drejtuesit e së të kaluarës ndërsa diferencë bën ish-presidenti, Andrea Agnelli, i cili ka vendosur ta vazhdojë këtë proces i ndarë nga klubi.



