Thyen rregullat e COVID për ditëlindjen, Ronaldo dhe Georgina rrezikojnë dënimin

Thyen rregullat e COVID për ditëlindjen, Ronaldo dhe Georgina rrezikojnë dënimin

Çifiti shumë i famshëm Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez rrezikojnë të gjobiten për shkak se së fundmi kanë thyer rregullat e koronavirusit.

Futbollisti i Juventusit, i cili mungoi në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Spal, duke se e ka shfrytëzuar pushimin për të festuar ditëlindjen e të fejuarës së tij, e cila mbushi 27-vjeç.

Ka qenë një foto në ‘story’ ajo që zbuloi gjithçka, ndërkohë që është fshirë me shpejtësi pak çaste më vonë.

Çifti festoi në një hotel në malin e zonës Kurmajor, e cila ndodhet midis Torinos dhe Francës, duke shkelur rregullat anti-COVID, të dy krahinat Piemonte dhe Valle d’Aosta janë në zonën portokalli të lëvizjes dhe për këtë arsye lëvizjet jashtë rajonit nuk janë lejohen përveçse për arsye pune ose shtëpi të dyta. Policia gjithsesi po kryen hetime.

Përveç qëndrimit në hotel, siç raportohet nga “La Stampa”, çifti bëri një udhëtim me motor dëbore në zonën “Val Veny”. Ronaldo dhe Xheorxhina nuk kanë marrë ende gjoba, por ka të ngjarë që sanksioni, prej 400 eurosh, të arrijë në ditët në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy