
Kur kanë mbetur edhe pak javë nga mbyllja e kampionateve dhe kompeticioneve europiane, kanë filluar edhe largimet e para në lojtarë dhe trajnerë të ndryshëm.
Pas Andres Iniestës që zyrtarizoi largimin nga Barcelona një tjetër emër i njohur në botën e futbollit ka dalë në konferencë për shtyp për të komunikuar vendimin e tij.
Trajneri i Paris Saint Germain, Unai Emery ashtu siç pritej ka njoftuar se do të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit aktual.
Në konferencën për media, Emery, ka bërë të ditur se këto janë ditët e fundit si trajner i PSG-së dhe se tashmë ia ka dhënë lajmin, klubit, lojtarëve e të gjithëve.
“Iu kam treguar lojtarëve për largimin tim. Dua ta falënderoj presidentin, Nasser Al-Khelaïfi, drejtorin sportiv, Antero Henrique, tifozëve dhe gjithë lojtarëve për këto dy sezone”, tha ai.
Me largimin e Emery nga skuadra e kryqytetit francez, në stolin e PSG-së emri më i përfolur ishte ai i ish-trajnerit të Borussia Dortmund, Thomas Tuchel, por me largimin e Arsene Wenger nga skuadra londineze e Arsenalit pas më shumë dy dekada në drejtimin e tij tani gjërat mund të ndryshojnë.
Sheiku i PSG e kishte kërkuar më parë francezin por dashuria e tij për Arsenalin e bëri atë që të refuzonte ofertën faraonike.
Ndoshta tani ka ardhur koha që Wenger të kthehet në shtëpi dhe të stërvisi një skuadër me një buxhet të pa limituar që të sjelli trofeun e Champions League në "Parc de Princes" një ëndër e pa realizuar kjo për sheikun Nasser Al-Khelaïfi



