Atletico Madridi, gjen sulmues tek Rennes

Atletico Madridi, gjen sulmues tek Rennes

Tek Atletico Madridi vijojnë përpjekjet për të gjetur një sulmues cilësor gjatë merkatos së verës. 

Shumë emra kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ në kohët e fundit, të cilëve i është bashkuar edhe ai i Esteban Lepaul. Golashënuesi përfaqëson Rennes, momentalisht më i miri në Ligue 1. 

Përveç ‘’ Los Rojiblancos ‘’ edhe pretendentë të tjerë po luftojnë për shërbimet e tij, i cili numëron 20 gola në 32 sfida në sezonin aktual. 

Kampionati francez është një ndër pesë më kompetitivët në Europë por 26 vjeçari nga Auxurre ka ditur ti bëjë shkëlqyeshëm detyrat e dhëna nga traineri Franck Haise. 

Diego Simeone e konsideron një vlerë të shtuar ishi-n e Angers dhe dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ tashmë janë hapur për të. 

Nëse do ta veshë bluzën e ‘’ Los Colchoneros ‘’ sigurisht do të konsiderohej një hap i suksesshëm në karrierë por presidenti i Rennes ka deklaruar se synon rreth 40 milionë euro. 

Tashmë ai i madrilenëve Enrique Cerezo e ka marrë mesazhin dhe javët vijuese do ti shërbejnë për ta analizuar me detaje këtë histori.

 ‘’ El Cholo ‘’ e mirëpret tek ish fituesit e La Ligas, një ndër trainerët më të paguar në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy