Arritja historike e Maqedonisë së Veriut, Zylbehari: Prijësi është një shqiptar, Europiani nuk ishte rastësi

Arritja historike e Maqedonisë së Veriut, Zylbehari: Prijësi është një shqiptar, Europiani nuk ishte rastësi

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, tashmë shpreson të kualfikohet edhe në Botëror pasi është renditur e dyta në grup, pas Gjermanisë dhe ka siguruar fazën “play off”.

Për të komentuar këtë ecuri fantastike, në edicionin e lajmeve në MCN TV, ka folur Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Faton Zylbehari. Ky i fundit është shfaqur shumë i lumtur për këtë arritje, të cilën e quan si suksesin më të madh në futbollin maqedonas. Gjithashtu Zylbehari theksoi se futbolli po bën atë që nuk ka arritur ta bëjë dot politika, duke shtuar se prijës i kësaj është një shqiptar si presidenti i Federatës, Muhamed Sejdini. 

“Po flasim për suksesin më të madh në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kur kësaj ia shton se vjen pas Europianit, kjo tregon se në Federatë po punohet dhe ka rezultat. Kjo vjen edhe për shkak të rritjes së numrit të shqiptarëve, jo vetëm në ekip, por edhe në administratë. 

Ky rezultat e konfirmon se nuk ishte e rastësishme që shkuam në Europian. Vendimtare është strategjia që po punohet këtu te ne. Sidomos me lojtarët e rinj, që vijnë nga U-21. Në 2017 U-21 shkoi në Europian me trajnerin aktual. Nuk është asgjë rastësi. Prijësi për këtë është një shqiptar, si Muhamed Sejdini. 

Ne shqiptarët po tregojmë me vepra. Mbrëmë nuk ka pasur asnjë sharje të vetme. Këto na bëjnë krenarë sepse ndodh për herë të parë. Ne në futboll po bëjmë atë që nuk ka mundur ta bëjë politika. 

Vetvrasje do të ishte nëse mendojmë se jemi perfektë. Ajo që më vret më shumë është infrastruktura. Në Shqipëri jeni më lart edhe në vëmendjen që i jep media futbollit edhe në infrastrukturë.”, u shpreh Zylbehari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy