
Kjo merkato verore do të jetë shumë e rëndësishme për Barcelonën. Drejtuesit e ‘’ Azulgranëve ‘’ prej kohësh kanë filluar përpjekjet për ta shëndërruar në ekipin e dikurshëm, i cili bënte ligjin në çdo kompeticion.
Rivaliteti natyrisht sa vjen edhe ashpërsohet ndërmjet ekipeve, fakt i cili e shton vigjilencën gjatë kësaj periudhe.
Luis Diaz mbetet një prioritet për katalanasit, një lojtar që spikat për shpejtësinë dhe teknikën, tejet problematik edhe në duelet një kundra një.
Gjatë eksperiencës me Liverpoolin kolumbiani ka rezultuar një rrezik i vazhdueshëm për kundërshtarët dhe spanjollët shpresojnë se do të mund ta transferojnë në ‘’ Camp Nou ‘’.

Gjithsesi negociatat ndërmjet ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ The Redsave ‘’ priten të vështira për arsye se pretendojnë 80 milionë euro për ishi-n e Portos, shifër jo e lehtë për tu përballuar nga xhepat e Joan Laportas.
Traineri Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco janë të fokusuar edhe tek largimet nga Katalunja, të cilët do të gjenerojnë të ardhura për Barcelonën, për ti vënë më pas në dispozicion të blerjeve, shumë të domosdoshme për ecurinë e mëtejshme.
Luis Diaz përfundoi sezonin e tretë në ‘’ Anfield Road ‘’, të cilin e shoqëroi me 13 gola dhe 6 asiste në 51 sfida.



