Real Madridi, mendon për Jurgen Klopp

Real Madridi, mendon për Jurgen Klopp

 Ulje-ngritjet e shpeshta të Real Madridit gjatë kësaj faze të sezonit sigurisht e kanë vënë në pikpyetje qëndrimin e Alvaro Arbeloas për më gjatë. 

Traineri spanjoll ka hasur vështirësi, për të cilin shpëtimi i vetëm është avancimi në Champions League. 

Gjithsesi, drejtuesit kanë nisur të planifikojnë vijimësinë dhe në listën e tyre tashmë bën pjesë emri i Jurgen Klopp.

 Gjermani e tregoi në të shkuarën me Liverpoolin se çfarë është i aftë të bëjë i cili tashmë është një prioritet për ‘’ Los Merengues ‘’. 

58 vjeçari ofron siguri duke qenë se kemi të bëjmë me një ekip pretendent në çdo sezon për tituj. 

Negociatat besohet se do të jenë të vështira por ishi i Liverpoolit mund të rezultojë një goditje e qëlluar në shenjë.

 Njohja me imtësi e rivalëve dhe kompeticioneve është një avantazh për ecurinë e madrilenëve. 

Situata e deritanishme e Real Madridit vijon skeptike edhe pse numri një i stolit mendon se mund ta ndryshojë.

 Ndërsa ishi i Borussia Dortmundit me meritë vijon të përfshihet në rangun e më cilësorëve, i denjë për të drejtuar një klub të këtij niveli. 

Mbetet për tu parë se si do të veprojë Florentino Perez në bashkpunim me drejtuesit duke marrë në konsideratë peripecitë e kohëve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy