
Prej kohësh tashmë , mbrojtësi Jules Kounde është shëndërruar në prioritet për disa skuadra të njohura . Më të interesuarat janë Chelsea , Manchester United dhe Real Madridi por nuk do ta kenë të lehtë për arsye të pretendimeve të Sevillas .
Në rastin konkret Manchester United e ka vënë ndër të parët objektiva për merkaton sepse evolucioni i bërë me spanjollët i ka dhënë për të kuptuar se mund të jetë një siguri për të ardhmen në prapavijë .
Andaluzët i kanë qëndruar besnikë shifrës prej 80 milionë eurosh për të lejuar largimin e 23 vjeçarit nga ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ dhe ‘’ The Red Devilsave ‘’ i ka lindur ideja e përfshirjes së Victor Lindelof në këtë operacion që do të konsiderohej ndër më të bujshmit e merkatos vijuese nëse do të realizohej .
Nëse i referohemi suedezit , humbja e protagonizmit pas mbërritjes së Raphael Varanes në magjikun ‘’ Old Trafford ‘’ e ka impulsuar largimin nga i ashtuquajturi ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ i cili mbetet rruga e vetme e shpëtimit të karrierës.
27 vjeçari gjithmonë është konsideruar si një ndër elementët e të ardhmes në mbrojtje por përpara kampionit të botës në fuqi nuk ka mundur të bëjë shumë . Anglezëve i kushtoi vetëm 35 milionë euro transferimi i tij nga Benfica në merkaton e 2017- tës por rivaliteti i ashpër e ka mposhtur , në një skuadër ku s’tolerohen gabimet sepse kërkon të jetë gjithmonë në majën e futbollit. Mundësia e shpërdoruar tek 20 herë kampionët e Premier Leagues e ka një zgjidhje sepse transferimi i mundshëm tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do ti jepte shansin jo vetëm për të bërë më mirë por edhe të pjesmarrjes në Europë .
Ideja e drejtuesve nga Manchesteri konsiderohet ideale për tu përforcuar me një lojtar si Jules Kounde i cili në pak kohë ka fituar me meritë pikë të vlefshme për ti dhënë një tjetër drejtim të ardhmes .



