
E ardhmja e tij ende nuk është përcaktuar, por kjo nuk e shqetëson Arturo Vidalin, që të shijojë jetën e tij jashtë fushave të blerta.
Sipas raportimeve nga Kili, thuhet se mesfushori i ka dhënë fund lidhjes me modelen kolumbiane, Sonia Isaza. Me këtë të fundit, lojtari ishte fejuar prej kohësh, por tashmë duket se gjithçka ka marrë fund.
Në media qarkullojnë lajme se Vidal ka nisur një romancë të re, me një gazetare braziliane të sportit. Bëhet fjalë për Daniella Duran, e cila e intervistoi futbollistin gjatë Kupës së Amerikës dhe i ka marrë mendjen Vidalit, i cili la të fejuarën e tij, për të nisur romancën me gazetaren braziliane.



