
Sezoni jo i mirë i Ryan Gravenberch në ‘’ Allianz Arena ‘’ , e ka vënë në dyshim qëndrimin e Ryan Gravenberch tek Bayern Muncheni. Mungesa e minutave tek gjigandi i Bavarisë ndoshta do të rezultojë fundi i eksperiencës së hollandezit në Gjermani dhe drejtuesit e Liverpoolit do të kërkojnë të përfitojnë nga ky fakt . Sipas lajmeve të fundit, ‘’ The Redsat ‘’ kanë avancuar në lidhje me negociatat për akordin me mesfushorin, të cilët medoemos do të tentojnë të fuqizojnë këtë repart, i cili nuk e ka lënë aspak të kënaqur trainerin Jurgen Klopp. Edhe pse gjashtë herë fituesit e Champions Leagues e kanë humbur disi terrenin në vitet e fundit në lidhje me fitimin e titujve , me ishi-n e Borussia Dortmundit gjithçka është e mundur për arsye se konsiderohet një ndër trainerët më të mirë në botë .



